Deputeti në Parlamentin Evropian, Richard Howitt, tha të hënën në Shkup se “zgjedhjet e dhjetorit janë me interes jetik për Maqedoninë, ndërkohë që cilësia e zgjedhjeve në aspektin demokratik do të përcaktojë dhe fatin e së ardhmes së vendit”.
Howitt tha se është i bindur se ndryshimet mund të ndodhin, duke theksuar se Bashkimi Evropian me vëmendje do të ndjek tërë procesin zgjedhor.
Ai tha se Brukseli nuk e përkrahë anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Ekzistojnë shumë punë në këtë shtet, por çfarë përzgjedhje do të bëjnë qytetarët e Maqedonisë varet vetëm prej tyre. Ndryshimi është i mundur. Gjërat që kanë shkuar mbrapsht me këtë shoqëri nuk duhet të mbeten ashtu siç janë sot”, ka theksuar eurodeputeti Richard Howitt.
Eurodeputeti ka takuar të hënën prokuroren speciale publike, Katica Janeva, dhe me të përfunduar të bisedave “i ka bërë thirrje qeverisë dhe institucioneve të vendit që të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale”.
Howitt tha se mbështet iniciativat e sektorit civil për formimin e departamentit special në gjykatën Penale të Shkupit, që do të merrej me lëndët që i heton Prokuroria Speciale Publike.
“Jam i dëshpëruar se nuk janë zbatuar ndryshimet për mbrojtjen e dëshmitarëve. Pres që ato të zbatohen me urgjencë. Jam i interesuar për propozimin e shoqërisë civile për krijimin e departamentit special në gjykatën penale të Shkupit që do të merrej me lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike.”
“Është e qartë se prokurorët mund të jenë nën presion të madh në këtë situatë, andaj dhe krijimi i një departamentit special mund të krijojë kushte për t’u realizuar puna e Prokurorisë Speciale Publike. Shpresoj se kjo do të ndodh”, tha në konferencën për media, eurodeputeti Howitt.
Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se faktori ndërkombëtar tanimë e ka të qartë se ProkuroriaSpeciale Publike nuk mund të zhvillojë e vetme betejën për t`i përballur me drejtësinë ish zyrtarët e lartë të vendit, përfshirë edhe ata aktual, për të cilët ky institucion ka ngritur padi.
Njohës të rrethanave thonë se Prokuroria Speciale në vazhdimësi ka hasur në bllokadë nga gjykatat e vendit.
Mersel Billali, për Radion Evropa e Lirë thotë se dhe qendrat vendimmarrëse, Brukseli e Washingtoni, gjithnjë e më zëshëm, përmes diplomatëve, theksojnë nevojën e formimit të një departamenti të veçantë që do të shqyrtojë lëndët që i inicion Prokuroria Speciale.
“Nuk jam i bindur se formimi i një departamenti të veçantë në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup, i cili do të kishte për detyrë të procedojë lëndët e Prokurorisë Speciale Publike do të bëhet tani. Madje edhe ata që thonë se ka korniza kushtetuese është problem kohor realizimi i ligjit. Jam i bindur se formimi i një departamenti special për lëndët e Prokurorisë Speciale do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve, duke ngritur departamente speciale në gjykatat e vendit”, vlerëson Billali.
Ndryshe, eurodeputeti Richard Howitt tha se ka marrë garanci nga të gjitha partitë nënshkruese të marrëveshjes politike, të njohur si marrëveshja e Përzhinos, se në rast se gjykata kushtetuese konteston kushtetutshmërinë e funksionimit të Prokurorisë Speciale Publike, ata menjëherë do të mblidhen dhe do të vendosin që ky institucion të vazhdojë punën pa pengesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar