Përpjekja për puç në Turqi me 15 korrik ka shkaktuar pasoja shumë të rënda në shumë sektorë të shoqërisë. Kjo ka ndodhur edhe në sektorin e arsimit.
Pas evitimit të puçit, Qeveria turke dhe pushteti i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i ka suspenduar mbi 50 mijë mësues dhe 2349 mësimdhënës të nivelit akademik. Ky është shkaku pse në Turqi në shumë shkolla tani nuk ka mësimdhënës.
Por, nuk janë suspenduar vetëm mësuesit që vihen në lidhje me shkollat e Fetullah Gülenit (FETÖ), i cili konsiderohet si përgjegjës për këtë përpjekje për grusht shtet. Nga puna janë larguar edhe mësues që konsiderohen të majtë dhe të afërt me opozitën dhe anëtarë të sindikatave me emrin Eğitim-Sen. Anëtarët e kësaj sindikate akuzohen për pjesëmarrje në demonstrata të mbajtura me 21 dhe 29 dhjetor 2015. Qeveria në Ankara e ka quajtur këtë protestë si ndihmë të organizatës kurde PKK.
Numri i mësuesve të larguar nga punë është në veçanti i lartë në lindje të Turqisë, ku jeton një numër i madh i kurdëve. Vetëm në Diarbakir janë suspenduar 4285. Një vend me numrin shumë të madh të mësuesve të larguar nga puna është Vani, në lindje të Turqisë, ku janë larguar nga puna 765 mësues.
Banorët aty jetojnë në frikë, sepse druajnë nga sulmet turke. Ndërsa, mësues nuk ka. Shumë prindër kanë vendosur t’i nxjerrin nxënësit nga shkollat, sepse kanë frikë. Fakt është që oborri i shkollës dhe klasët janë të zbrazura.
“Në këtë rajon edhe niveli i mësimit është i ulët. Ndërsa tani nxënësit do të mbeten edhe më shumë mbrapa”, thonë prindërit.
Probleme shumë të mëdha kanë edhe familjet e mësimdhënësve, sepse tani ata nuk kanë kushte për jetë.
Gülcan Korkmaz Sağyiğit, përfaqësuese e sinikatës Eğitim-Sen, thotë se qëllimi i Qeverisë është që t’ua mbyllë gojën të gjithë kundërshtarëve. Ndaj edhe fëmijët po e humbin shkollën, ndërsa familjet kanë humbur burimin e financave për jetë.
Qeveria turke po përgatitë ndërkohë një urdhër për kalimin e 20 mijë mësuesve nga vende të tjera në këto rajone. Kritikët thonë se qëllimi është që në këto rajone të dërgohen mësues luajalë ndaj qeverisë dhe partisë AKP. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze