LAJMI I FUNDIT:

Një Kontingjent i FSK-së në Wells, pjesëmarrës në garën “Cambrian Patrol”

Një Kontingjent i FSK-së në Wells, pjesëmarrës në garën “Cambrian Patrol”

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), prej 13 pjesëtarësh të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH), u nis sot për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrë pjesë në një garë të madhe ushtarake, e cila do të zhvillohet në Wells.

Për të përcjellë ekipin e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kishin dalë edhe  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel  Naim Haziri etj.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral  Rama theksoi: “Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK- në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët”.


Kontingjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori