LAJMI I FUNDIT:

Buzzfeed retushoi në ngjyra imazhin e vitit 1910: Veshja e veçantë e emigrantit shqiptar në New York (Foto)

Buzzfeed retushoi në ngjyra imazhin e vitit 1910: Veshja e veçantë e emigrantit shqiptar në New York (Foto)

Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është fotografuar 106 vjet më parë, kur sapo kishte mbërritur në New York si emigrant.

Foto e tij është përfshirë në një grup fotosh të pazakonta, të para një shekulli, të cilat prezantojnë emigrantë nga e gjithë bota që shkelën në Shtetet e Bashkuara nga fillimi deri në mes të shekullit XX-të.


Fotot bardhezi i janë nënshtruar një ndërhyrje të veçantë duke iu rikthyer ngjyrat reale veshjeve.

Fotoja e këtij “ushtari shqiptar”, së bashku me 15 foto të emigrantëve të tjerë nga e gjithë bota, të bëra njëlloj si ai në “Ellis Island” në New York, janë publikuar nga shefi i fotografisë në BuzzFeedNews në Britani, Matthew Tucker.

Sipas tij, “fotot tregojnë vetëm një pjesë të vogël nga 12 milionë emigrantëve, burra gra e fëmijë, të cilët mbërritën në New York mes viteve 1892 dhe 1954 për të filluar një jetë të re në SHBA, të veshur shpesh me rrobat e tyre më të mira. Portretet tregojnë emigrantët veshur me veshje kombëtare të vendit të tyre të origjinës, duke përfshirë vende që nga Shqipëria, Holanda, e deri tek banorët në rajonet e Arktikut”.

Fotografitë janë realizuar mes viteve 1906 dhe 1914 nga fotografi amator Augustus Francis Sherman. Më 1907, disa nga fotot e tij ishin publikuar edhe nga National Geographic.

Sipas Tuckerit, ngjyrat e shtuara në këto fotografi ndihmojnë të imagjinojmë shkëlqimin e gjallë në këto rroba të rëndësishme për traditën dhe kulturën e vendit dhe periudhës kur janë përdorur.

Për më shumë krahasime të tilla, klikoni: KËTU. /Shqiptarja/

shqiptari1910a shqiptari1910b