LAJMI I FUNDIT:

Sela: Zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike (Video)

Sela: Zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike (Video)

Në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë” në gjuhën maqedonase, lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela, thotë se zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në dhjetor do të votohet në terr, pasi që dita erësohet në ora 16, dhe në një situatë të këtillë, kur një pjesë më e madhe e liderëve politik dhe funksionarëve janë në rrezik të përfundimit në burg nëse i humbin zgjedhjet, prandaj futen në zgjedhje me instinkt mbrojtës.

Sela thekson se kriza politike nuk mund të zgjidhet pasi që gjyqësori është krejtësisht i politizuar, duke shtuar se ai dhe partia e tij kanë bërë thirrje që në Maqedoni të vijë një gjyqësi evropiane e tipit EULEX.


Mendimi i Ziadin Selës është se marrëveshja e Përzhinos është një teatër, duke përmendur çështjen e 39 mijë votuesve të dyshuar, që sipas tij, dolën të jenë 90% shqiptarë, edhe pse në fillim u përmend një shifër prej 300 mijë votuesish fiktiv.

Madje, Sela kërkon nga Zaevi që të del dhe të sqarojë opinionin nnëse gënjeu me 300 mijë votuesit fiktiv, apo gënjen tani me 39 mijë votuesit fiktiv.

Në pyetjen, nëse kanë kontakte me LSDM-në, Sela përgjigjet shkurtë, jo, por bën të ditur se ka kontakte me partitë tjera shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori