AllRide Kosovo, degë e kompanisë amerikane AllRide LLC, me kënaqësi ju prezenton sistemin e parë të ndarjes së shpenzimeve gjatë udhëtimit, apo si njihet si ‘ride-sharing’, në Kosovë.
“Një kombinim i kapitalit dhe i ekspertizës amerikane dhe vendore, me ekspertë të fushave të ndryshme, qoftë nga teknologjia informative, e marketingut e deri tek fusha e biznesit, platforma synon të lehtësojë problemet e përditshme që shfaqen gjatë udhëtimit, njëkohësisht duke reduktuar trafikun dhe duke e zvogëluar ndotjen e ambientit”, thuhet në njoftimin e AllRide Kosovo.
“Sa herë keni udhëtuar vetëm në makinë, e njëjtë edhe shumë e shumë vozitës të tjerë, duke pasur vende të lira në makinë? Pse të mos ndahen shpenzimet me pasagjerë tjerë? Këtë ua mundëson platforma jonë, ku udhëtarët takohen me vozitësit që janë duke shkuar në të njëjtin drejtim, qoftë brenda qytetit apo mes qyteteve, deri edhe në distanca internacionale”.
“Kjo sjell benefite për udhëtarët si për shembull, rritjen e sigurisë – tani çdo vozitës është i regjistruar në sistem dhe i sheh të dhënat e tij si emri e mbiemri, foto e veturës, targa, vlerësimet e mëparshme, ka mundësi t’a kontaktojë etj; kosto e udhëtimit do të jetë me e ulët, komfori do të jetë më i lartë e shumë përparësi tjera. Në anën tjetër edhe për vozitës ka benefite, sepse kostot e udhëtimit më nuk do të jenë barrë vetëm për të, por do të shpërndahen, me udhëtarë që verifikohen kur kyçen në aplikacion”.
“Ne synojmë të krijojmë së bashku një familje të madhe, që shumë shpejt do të ketë shtrirje edhe në vendet tjera. ”
Mirësevini në AllRide!”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'