LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mediale në Maqedoni për të drejtat autoriale të këngëve maqedonase

Përplasje mediale në Maqedoni për të drejtat autoriale të këngëve maqedonase

Asociacioni Maqedonas i Mediave (AMM) ka paralajmëruar padi ndaj Shoqatës për mbrojtjen e të drejtës autoriale muzikore (SHMDAM), për shkak të pengesës për emitimin e këngëve maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AMM-ja akuzon SHMDAM-në se kërkon taksa marramendëse për emitimin e muzikës nga autorët e tyre – 750 denarë për një minutë, që për për SHMDAM-në do të sillte miliona denarë përfitime.


Ndërkaq, transparencë se si ndahet kulaçi nga pagesa e të drejtës autoriale, kërkojnë edhe operatorët privat. Ata informojnë se dy vite presin nga SHMDAM-ja që ta funksionalizojë softuerin që mundëson kontrollë në emitimin e muzikës vendase.

Nga ana tjetër, SHMDAM-ja e ka arsyetuar këtë ndalesë me trysninë që disa vite me radhë e bën Ministria për kulturë mbi punën e kësaj shoqate, kurse arsye shtesë është edhe formimi i një shoqate paralele për të njëjtat të drejta./Telegrafi/