LAJMI I FUNDIT:

Siguria e internetit në EJL, temë e takimit të agjencive të sigurisë

Siguria e internetit në EJL, temë e takimit të agjencive të sigurisë

Siguria e internetit në rajonin e Evropës Juglindore (EJL) është njëra nga temat e forumit dyditor të agjencive kombëtare të sigurisë i cili sot filloi në Podgoricë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumin të cilin e organizon Këshilli rajonal për bashkëpunim (KRB), po shndërrohet në një mënyrë tradicionale për bashkëpunim dhe ndërtim të mirëbesimit midis agjencive të sigurisë nga vendet e EJL, në mesin e të cilëve gjendet edhe Maqedonia.

Midis temave të kësaj konference, siç është njoftuar zyrtarisht, do të jetë edhe bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe trajnimit, si dhe vendosja e një ueb faqeje të përbashkët të agjencive kombëtare për siguri nga EJL.


Sekretari i përgjithshëm i KRB, Goran Svilanoviq, ka deklaruar që forumi i agjencive të sigurisë nuk është qëllim në vete, por se është shndërruar në mjet për bashkëpunim më të mirë dhe rritje të sigurisë dhe besimit.

Shefi i Agjencisë kombëtare malazeze, Savo Vuçiniq, ka deklaruar se edhe pse është i dukshëm përparimi i gjendjes së sigurisë në rajon, ai akoma ballafaqohet me sfida të konsiderueshme, për të cilën arsye nevojitet këmbim përvojash, praktikash të mira dhe idesh.

Këshilli rajonal për bashkëpunim është një trup operativ i Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, themelues dhe anëtar fuqiplotë i të cilit është edhe Maqedonia./Telegrafi/