LAJMI I FUNDIT:

OPEC shkurton prodhimin e naftës, rritet çmimi

OPEC shkurton prodhimin e naftës, rritet çmimi

Vendet prodhuese të naftës kanë arritur marrëveshje paraprake për të ulur prodhimin, për herë të parë në tetë vjet.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, e njohur si OPEC, ka arritur pajtimin pas bisedimeve në Algjeri.

Lajmi ka bërë që çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që është pikë ndërkombëtare referimi, të rritet për gati 6 për qind, përkatësisht në 49 dollarë për fuçi.


Detajet e plota të marrëveshjes do të finalizohen në një takim formal të Opec-ut në muajin nëntor.

Tregu i naftës është rrënuar nga mbifurnizimi. Për pasojë, çmimet kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2016, çfarë ka qenë niveli më i ulët në gati 13 vjet.

Me marrëveshjen e re, prodhimi do të bie për rreth 700,000 fuçi në ditë, edhe pse shkurtimet nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në gjithë Opec-un.

Irani do të lejohet të rrisë prodhimin.

Mospajtimet midis Iranit dhe rivalit të tij rajonal, Arabisë Saudite, kanë penguar përpjekjet e mëparshme për marrëveshje. /Telegrafi/