Mallkim, dëshprim, lot edhe pas 14 viteve të ngjarjes së Sopotit, ku 12 të dënuarit shqiptar vazhdojnë të zvarriten nëpër gjykata, edhe pse në bombat e opozitës, vitin e kaluar, u dëshmua pafajësia e tyre.
Tv Shenja ka vizituar edhe sot disa nga familjarët, vetëm disa ditë pas publikimit edhe të një përgjimi tjetër, ku deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, flet me ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska që përmes prokurorit Marko Zvërlevski tu vendosur paraburgim sopotasve. Sulejman Sulejmani, ose siç e thirrin të gjithë, “Baca Sylë” mallkon politikanët në vend, që edhe pasi e vërteta doli në shesh ata ende nuk ndërmarrin asgjë.
“Po këta, Allahu mos i duroftë, këta Zoti mos i duroftë bre birë, insan më të këqij në botë nuk ka. Se kur e din ni punë kur e din që nuk është kërkund, pse e mban njeriun vjerrë, pse e mban njeriun me derte, dert është”, deklaroi Sylejman Sylejmani (baca Syl).
Ndërsa, Samet Lutfiu, thotë se u vjen mirë që vazhdimisht po dalin dëshmi të reja. Ai deklaron se kanë humbur shpresat tek politikanët shqiptarë.
“Ne e dijmë që jemi të pafajshëm, por s’ke çka bën, badihava, veç me u tranu, kujt me i thënë, s’po ka kush me na dal në krah, ky është problemi, boll po flas por badihava, krejt e njëjta po shkon. Partitë tona po shuajnë, për çka i ka zgjedh populli?”, tha Samet Lutfiu.
Samet Lutfiu, ka kërkuar nga Prokuroria speciale që të zbardh rastin sa më shpejtë, ndërsa nga deputetët shqiptarë të mbështesin ligjin për dëshmitarët e fshehtë.
“Më së shumti dëshirojmë që ta marrë rastin Prokuroria Speciale, të zbardhet rasti mos ta pengojnë, dhe i kisha lut shqiptarët që marrin pjesë në parlament, mos ta pengojnë ligjin për dëshmitarët e fshehtë që të mos zbardhet rasti”, deklaroi Samet Lutfiu për TV Shenja.
Sopotasit shprehet tërësisht të lënë pas dore nga politika shqiptare. Siç thotë baca Sylë dhe Samet Lutfiu, edhe pse e vërteta për opinionin për çdo ditë është më e qartë, zvarritja e tyre nëpër gjykata vazhdon, sidomos me fillimin nga e para të procesit gjyqësor. Madje, në kushte të vështira ekonomike, kjo rëndon edhe me tepër në xhepin e tyre.
“Shkojmë një herë në gjyq, ndërrohet prokurori, tani në të 15-in kur kem u ndërru gjykatësi, tash duhet me ja nis përsëri prej në fillim”, tha samet Lutfiu.
“Nuk je i rehatshëm, edhe dy javë në dy javë, po kaniher edhe spo qëllojnë edhe paratë, valla edhe hapat duhet me i marrë”, deklaroi baca Sylë.
Heshtjen e partive shqiptare, sopotasit e quajnë si tallje me to
“Ato faktikisht po luajnë me neve, vet maqedont po i çesin se qysh është puna, këta veç shuajnë, po i përkrahin ata institucione për mos me u zbardh rasti, faktikisht ata po i përkrahin për mos me u zbardh rasti. Sigurisht ka siçka këtu, ose jan të përzim ose diçka ka”, deklaroi Samet Lutfiu.
“Ditën e bëjnë punën në Shkup, natën në Rusi menden, dëgjoje mixhën Sylë, ishalla më furrin, se pa me më furr Zoti, smundet insani, kështu këta janë krejt. Inshalla i vjen rendi edhe kësaj, Zoti është i madh, kemi ku japim xhevap, ky gjyq nuk është asgjë, ai tjetri kur do të vdesim. Atje xhevap kush ka me dhënë”, tha baca Sylë.
Seanca e fundit gjyqësore për rastin e Sopotit u anulua, ndërsa është ricaktuar për më 18 tetor, por Baca Sylë, Samet Lutfiu, Shaban Limane dhe të dënuarit e tjerë, vazhdoj të mbesin të pashpresë se drejtësia do të mbyll njëherë e përgjithmonë çështjen e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U premtuan ndër vite e s’u realizuan – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?
LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova