Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vazhdimësi është duke punuar me qëllim të parandalimit të evazionit fiskal.
Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, e cila funksionon në kuadër të ATK-së, nga muaji Janar deri më tani, ka zhvilluar aktivitete, aksione, asistime të ndryshme, të cilat kanë rezultuar mjaftë të suksesshme.
Me qëllim të verifikimit të transaksioneve fiktive dhe korrigjimin e tyre, DHTI ka zhvilluar 339 aktivitete, ku bëjnë pjesë edhe hetimet tatimore. Lidhur me shmangien tatimore janë intervistuar 158 të dyshuar dhe dëshmitarë.
Janë ndërmarrë 29 aksione (asistime) të përbashkëta me institucionet e zbatimit të ligjit: 11 aksione (asistime) me Policinë e Kosovës dhe 18 aksione (asistime) me Doganën e Kosovës. Në fokus të këtyre aksioneve ka qenë verifikimi i dokumentacionit nën dyshimin e shmangies tatimore.
DHTI, në vazhdimësi është në konsultime me Prokurorinë për veprimet hetimore, ku për këtë janë zhvilluar 198 takime dhe konsultime.
Vlera e shmangies tatimore nga 19 raporte të kontrollit të përfunduara, është mbi 1 milion euro pa ndëshkime dhe interesa.
E ndërkaq, si rezultat i veprimeve para-hetimore që janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, kemi deklarime shtesë të “Estradës” në vlerë tatimore mbi 223 mijë euro pa ndëshkime dhe interesa, mirëpo këto veprime janë në vazhdimësi dhe sigurisht se rezultatet do të ndryshojnë në muajt në vijim, sepse ATK-ja është e përkushtuar që edhe këtë kategori ta trajtoj njëlloj sikur të gjitha kategoritë tjera.
Për të gjitha aktivitete e zhvilluara Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka qenë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, Doganën e Kosovës, Policinë e Kosovës, si dhe institucione të tjera për Zbatimit të Ligjit.
Administrata Tatimore, në mënyrë që të jete edhe me e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.
Për këtë qellim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje