Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se partia që përfaqëson nuk ndjehet nën presion të sondazhit të fundit të fuqisë së partive politike.
Ajo ka deklaruar se ai sondazh mund të jetë pak i besueshëm sepse është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se në fakt të gjitha partitë politike kanë arsye për të qenë të shqetësuar për gjendjen brenda tyre, por LDK nuk ka arsye për të besuar që ka krizë të theksuar, njofton Klan Kosova.
“Nuk e di pse sondazhet bëhen në këtë kohë, kur nuk kemi paralajmërim zyrtar për mbajtje të zgjedhjeve. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka ndonjë ndjenjë paniku, sepse të gjitha argumentet çojnë në atë se është sponsorizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”.
“Ne si vend jemi duke u përballur me dy çështje të mëdha që po na e marrin të gjithë kohën. Këto sondazhe nuk janë brengosëse vetëm për LDK-në. Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të jenë të brengosura për gjendjen brenda tyre. Krizë të theksuar nuk ka, por pakënaqësi ka në të gjithë Kosovën, ndaj ka edhe në LDK”.
“Nuk janë vetëm partitë politike në pushtet që janë të thirrura për të kryer gjithçka. Të gjithë duhet ta bëjnë punën e tyre. Fatkeqësisht mesa po shoh, nuk po bëhet punë siç duhet. Nga ajo që kam njohuri, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë një sondazh të këtij lloji”.
Sipas Tërmkollit problemet më të mëdha i ka Partia Demokratike e Kosovës, pasi siç ka thënë shumë zyrtarë të kësaj partie gjenden nën hetime.
“Partia Demokratike e Kosovës për shembull është duke u përballur me probleme të mëdha. Ndaj nuk e di si mund të thuhet për një parti të tillë që është e para”.
Ajo ka deklaruar se disa veprime të Vetëvendosjes kanë shkuar në dëm të interesave të vendit, por që edhe koalicioni qeverisës PDK-LDK e ka dëmtuar vendin në shumë fusha.
“Veprimet e Vetëvendosjes, disa veprime të tyre, që nga fillimi kanë shkuar në dëm të interesave të vendit. Veprimet e tyre të dhunshme kanë dhënë imazh të keq për Kosovën. Elektorati i LDK-së nuk ka asnjë arsye për të kaluar tek Vetëvendosja”.
“Unë nuk jam e kënaqur me dinamikën e punëve qeverisëse, por edhe të punëve në përgjithësi në vend. Jo vetëm me të, por as me substancën e realizimit të shumë projekteve. Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë i dëshirueshëm, nga asnjëra palë. Këtu qëndron problemi kryesor, pse në njëfarë mënyrë ka pasur shtytje nga faktori ndërkombëtar që të bëhet një koalicion i madh. Kosova është dëmtuar shumë nga ky koalicion. Anëtarësia e LDK-së është brumë politik krejtësisht tjetër nga partitë tjera politike. Ky dëm që i është bërë vendit mund të kompensohet me politika të reja. Ligji për Investime të Huaja nuk ka kaluar sepse vet pozita nuk e ka votuar”.
“Për çështjen e demarkacionit na duhet një konsensus i brendshëm. Unë mendoj që duhet definitivisht dhe përfundimisht të ulen të gjithë krerët e institucioneve dhe krerëve të partive politike në parlament. Unë do ta deklaroj votën time ditën kur vjen demarkacioni në parlament”.
“Mënyra se si është paraqitur Vetëvendosja ta krijon përshtypjen sikur Visar Ymeri është kryeministër i Kosovës. Qëndrimet skajshmërisht të ndryshme nuk çojnë askund. Duhet të ulemi, të gjejmë konsensus”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj