LAJMI I FUNDIT:

‘Super gjyshet’: Përmes sporteve ekstreme tregojnë se kurrë nuk është vonë për aventurë (Video)

‘Super gjyshet’: Përmes sporteve ekstreme tregojnë se kurrë nuk është vonë për aventurë (Video)

Ann, Joy, Roz dhe Greace që kanë mbi 70 vjet, janë bërë pjesë e emisionit ’50 Mënyra për ta Mbytur Nënën’, që filmohet nga kanali televiziv Sky 1 me bazë në Irlandë të Britanisë së Madhe.

Prej ngjitjes nëpër shkëmbinj deri te lëshimi me parashutë, janë disa nga sportet ekstreme që i kanë provuar të ashtuquajturat ‘super gjyshe’, transmeton Telegrafi.

Në serinë e emisioneve që pritet të lansohen javën e ardhshme, pensionistet janë lëshuar me litarë nga ndërtesa, kanë lëvizur me barkë nëpër ujin e mbushur me krokodilë, si dhe kanë gjuajtur me armë të kalibrit të lartë.


Një ujëvarë në Kosta Rika, tobogani i gjatë në Dubai dhe gjuetia e drerëve në Kanada, janë në mesin e lokacioneve ku kanë shkuar gratë.

Përmes adrenalinës, frikës dhe gëzimit ato kanë treguar se kurrë nuk është vonë për aventurë dhe qejf. /Telegrafi/

https://youtu.be/Of58dYAZL0w