LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë do të organizohet kongres për gjeologji

Në Strugë do të organizohet kongres për gjeologji

Mbi 250 gjeologë dhe ekspertë të fushës nga Maqedonia dhe jashtë vendit, do të diskutojnë për gjeologjinë dhe shoqërinë, gjeologjinë fundamentale, gjeologjinë dhe ekonominë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky diskutim do të zhvillohet nëkuadër të kongresit të tretë të gjeologvë që do të mbahet në Maqedoni, nga 30 shtatori e deri më 2 tetor, në Strugë.


Në periudhën që vjen do të organizohen edhe simpoziume tjera, punëtori dhe tryeza të rumbullakta për tema të veçanta. Kongresi në fjalë organizohet nga Shoqata maqedonase e gjeologëve dhe financohet thuajse nga të gjitha kompanitë që punojnë në xehetari dhe gjeologji në Maqedoni./Telegrafi/