LAJMI I FUNDIT:

Vritet me snajper në burg bosi i krimit në Mal të Zi

Vritet me snajper në burg bosi i krimit në Mal të Zi

Një bos me emër i krimit në Malin e Zi është vrarë pasi është qëlluar për vdekje nga një snajper në ambientet e brendshme të një burgu të sigurisë së lartë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, duke rënduar edhe më tej një luftë të përgjakshme mes bandave që ka përfshirë vendin e vogël ballkanas.


Dalibor Djuriç, një eksponent i rëndësishëm i klanit Skaralji, aktiv në qytetin turistik të Kotorit, u qëllua në gjoks gjatë orarit të ajrimit në burgun Spuz, të Podgoricës.

Policia bllokoi rrugët përreth dhe kreu kërkime për autorin, por gjeti vetëm një makinë të djegur që dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Djuriç po shlyente një dënim 2-vjeçar për gjobëvënie dhe më parë kishte qenë dy herë shenjestër e atentateve. Në vitin 2006 ai u plagos nga një sulm me armë në Kotor, ndërsa në shtator 2011 u plagos sërish nga një bombë në lagjen Beogradi i Ri, në Serbi.

Vdekja e Djuriç është më e fundit e një serie vrasjesh që kanë përgjakur Kotorin, mes klaneve Skaralji dhe Kavaç, të cilat u kanë marrë jetë të paktën 5 personave të tjerë, transmeton tvklan.

Në Shtator, një autobombë vrau dy anëtarë të dyshuar të bandës. Përshkallëzimi i dhunës bëri që në Qershor Ministria e Brendshme të dërgonte në qytet një njësi speciale anti-terror.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori