Kur Rami Adham ishte në ditën e parë për të shpërndarë ndihmat e para në Aleppo, ai kishte kaluar kufirin për në Siri i ngarkuar me ushqime dhe ilaçe.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai me vete nuk kishte vetëm ndihma – kishte edhe 25 arusha dhe 36 kukulla Barbie.
Punëtori finlandezo-sirian i ndihmave nuk kishte planifikuar për të marrë lodra. Por ishte vajza e tij tre vjeçare Yasmin, ajo që kishte këmbëngulur që lodrat e saj do ti dhuronte për fëmijët sirianë.
Adham e bëri këtë premtim dhe u nis, duke filluar një traditë nga e cila edhe e ka fituar pseudonimin “trafikanti i lodrave” në Siri.
Siç kishin shkruar mediat e huaja, në katër vitet e fundit, deri më tani ai ka shpërndarë mijëra lodra për fëmijët sirianë.
“Herën e parë, shkuam në një kamp refugjatësh pranë kufirit. Ne duhej të sillnim ushqim, por kur filluam të shpërndanim lodra, kjo krijoi një bujë të madhe. Fëmijët vinin nga të gjitha anët. Kuptova se ata nuk janë duke menduar vetëm për ushqimin – ata po kërkonin edhe lodra”, rrëfen Adham, 43.
Siç ka rrëfyer ai javë më parë, ai udhëton nga shtëpia e tij në Finlandë në Siri çdo dy muaj, pavarësisht nga të gjitha rreziqet.
Çdo herë, Adham mbart rreth 80 kilogramë lodra të dhuruara përtej kufirit nga Turqia.
Siç përcjellin mediat e huaja, transmeton Telegrafi, gjatë kohës kur ishte Muaji i shenjtë i Ramazanit, ai kishte sjellë 700 lodra në një kamp refugjatësh në afërsi të qytetit verior sirian të Atmeh, në të cilin gjendeshin 80.000 njerëz.
Në qershor, ai kishte për të ecur tetë milje në qytet, sepse lëvizjet ishin shumë të rrezikshme, pasi që zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppos ishin efektivisht të shkëputura nga bota e jashtme.
“Kjo ishte vizita ime e 27-të në Aleppo që nga viti 2011, dhe kjo ishte më e rrezikshmja”, kishte thënë ai.
Adham ka lindur në Siri dhe emigroi në Finlandë në vitin 1988, ku ai drejton një agjenci të ndihmave, të quajtur Suomi Syyria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City