Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të shefit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Danilo Errico qëndroi për vizitë zyrtare në Romë, ku zhvilloi një varg takimesh.
Fillimisht, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit në takim nga shefi i Ushtrisë, gjenerallejtënant Danilo Errico, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë në Romë.
Gjatë takimit, gjeneralët Rama dhe Errico, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, sidomos për marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë, si dhe për vazhdimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi gjeneralin Errico për kontributin që Forcat e Armatosura të Italisë po japin për sigurinë dhe paqen në Kosovë, dhe në veçanti për kontributin e tyre në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Gjeneral Rama, në vazhdim shprehu vizionin e Kosovës si një vend që synon të promovojë stabilitet dhe paqe, jo vetëm për qytetarët e saj, por, edhe për regjionin dhe Evropën në përgjithësi, duke theksuar faktin se Kosova aspiron që të jetë pjesë integrale e strukturave të sigurisë në regjion dhe më gjerë.
Gjithashtu, gjeneral Rama tha se FSK-ja është profesionale, shumetnike, Forcë e motivuar dhe nën kontrollin demokratik civil dhe ju shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës. FSK-ja, shtoi, gjeneral Rama në takim, po merr pjesë në stërvitje të përbashkëta në disa vende, së bashku me ushtritë tjera dhe se po tregon profesionalizëm dhe shkallë të lartë të motivimit dhe ndërveprimit.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u shpreh gjithashtu se Kosova në fushën e sigurisë ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë vende, dhe se synimi i Kosovës është që edhe me Italinë të kemi të marrëveshje të tilla, për çka, siç tha ai, pala kosovare është e gatshme.
Në fund të takimit, gjeneral Rama e njoftoi shefin e Ushtrisë së Italisë, gjeneralin Errico, rreth procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Nga ana e tij, shefi i Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Danilo Errico u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij në të ardhmen.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e tij, të përbërë nga kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri dhe asistenti i tij ushtarak, major Berat Shala, vizituan disa fabrika të industrisë ushtarake në Itali, ku shkëmbyen edhe një varg përvojash profesionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë