LAJMI I FUNDIT:

Bale ruhet nga policët, pas zhdukjes së kushërirës së të fejuarës së tij që iku me një milion funte (Foto)

Bale ruhet nga policët, pas zhdukjes së kushërirës së të fejuarës së tij që iku me një milion funte (Foto)

Policë të armatosur janë pozicionuar para dhomës së hotelit të Gareth Bale, pas një sërë sulmesh kundër familjarëve të të fejuarës së tij.

Gareth Bale ka qëndruar në hotelin Santa Catalina në Gran Canaria për ndeshjen ndaj Las Palmas.
Gareth Bale ka qëndruar në hotelin Santa Catalina në Gran Canaria për ndeshjen ndaj Las Palmas.

Vetura në pronësi të familjarëve të Emma Rhys-Jones janë dëmtuar, që besohet të jetë pasojë e një armiqësie me një bandë droge, pasi kushërira e të fejuarës së Bale, Epiphany Dring – një ish modele – është zhdukur me një çantë ku ndodheshin 300.000 funte para të thata, drogë dhe ora të shtrenjta që besohet në total të kenë qenë në vlerë prej një milion funtesh.


Kushërira e të fejuarës së Bale, Epiphany Dring, për herë të fundit është parë para pesë javësh.
Kushërira e të fejuarës së Bale, Epiphany Dring, për herë të fundit është parë para pesë javësh.

Sipas The Sun, tre policë të armatosur kanë qëndruar para derës së hotelit të anësorit të Real Madridit para ndeshjes në Gran Canaria, transmeton Telegrafi.

Në javën e kaluar veturat janë djegur edhe para shtëpisë së gjyshërve të Rhys-Jones.
Në javën e kaluar veturat janë djegur edhe para shtëpisë së gjyshërve të Rhys-Jones.

E fejuara e Bale është shumë e frikësuar se mos sulmohet edhe shtëpia e tyre në Uells, prandaj pritet që të angazhohen forca policore edhe atje.

Ndryshe, policia ka konfirmuar djegien e dy veturave në Flint (veri të Uellsit) të mërkurën që kanë qenë në pronësi të familjarëve të Rhys-Jones.

Dy veturat e djegura ishin të tezes së të fejuarës së Bale.
Dy veturat e djegura ishin të tezes së të fejuarës së Bale.

Një mashkull 22 vjeçar dhe një femër 54 vjeçare janë arrestuar me akuzat se i kanë kërcënuar me vrasje familjarët e të fejuarës së Bale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori