Takime bilaterale të Dimitrievit në Vjenë – kriza politike të përfundojë me zgjedhjet
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, në margjinat e Samitit “Migrimi në shtegun Ballkanik”, i cili u mbajt në Vjenë, ka realizuar takime të shumta dypalëshe me një pjesë të liderëve të pranishëm evropianë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dimitriev është takuar me kancelarin austriak Kristian Kern, i cili ishte nikoqir i Samitit, si dhe me kryeministrat e Hungarisë, Viktor Orban, të Sllovenisë, Miro Cerar dhe të Kroacisë, Tihomir Oreshkoviq.
Sipas informatave nga këto takime, krahas temës kryesore – migrimi, i cili ishte edhe qëllimi i Samitit të djeshëm në Vjenë, po ashtu u bisedua edhe për përparimin e marrëdhënieve edhe ashtu të mira që Maqeodania i ka me Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Kroacinë.
Pikërisht nga këto katër vende, anëtare të Bashkimit Evropian, Maqedonia mori përkrahjen më të madhe në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, ndërsa të njëjtat në mënyrë standarde japin përkrahje dhe insistojnë në integrim të shpejtë të Maqedonisë ë BE.
“Me të gjithë kolegët nga vendet-anëtare të BE-së me të cilët u takova, është shprehur përkrahje e padyshimtë për anëtarësimin tonë në BE. Po ashtu, ata na japin përkrahje edhe në ballafaqimin me emigrantët dhe presin që kriza politike në Maqedoni të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor. Sipas tyre, në situatë të krizës së emigrantëve, Maqedonia me një Qeveri të qëndrueshme do të mund në mënyrë më cilësore të ballafaqohet me sfidat dhe do të jetë partner i besueshëm i BE”, ka thënë Dimitriev pas takimeve në Vjenë.
Ndryshe, në Samitin e djeshëm në Vjenë, ku të pranishëm ishin dhjetë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve përgjatë shtegut perëndimor ballkanik të emigrantëve, ishte e pranishme edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me ç’rast është arritur marrëveshje që të shtegu në të cilin vend qendror ka Republika e Maqedonisë, të mbetet tërësisht i mbyllur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'