LAJMI I FUNDIT:

Torino e çmonton Romën (Video)

Torino e çmonton Romën (Video)

Torino e ka mposhtur me meritë Romën me rezultat 3-1, pas një paraqitje dominuese me lojë të mirë.

Roma e nisi më mirë takimin me dy raste të sigurta, mirëpo pa Rudigerin në mbrojtje, Giallorosët treguan mangësi të mëdha.


Këtë e shfrytëzoi Andrea Belotti pas tetë minutash lojë kur shënoi për 1-0 me asist të Joel Obit.

Roma dominoi në posedim pjesën e parë, teksa Hart u detyrua të bëjë dy-tri intervenime, me Dzekon i cili nuk po e gjente golin.

Torino qëlloi madje edhe një shtyllë, pas një aksioni të bukur, kurse me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë u inkuadrua legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili gjallëroi lojën, kurse Roma vazhdimisht po tregonte apetite në sulm.

totti 1

Megjithatë, hapësirat në mbrojtje bënë që sulmuesit e Torinos të jenë shumë të rrezikshëm, kurse Belotti nxorri një penalti për Falquen, i cili u tregua i saktë në minutën e 53-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Perotti u rrëzua në zonën e Torinos, duke akorduar penalti, të cilën sakt e konkretizoi Francesco Totti, me ç’rast u mendua se po inspirohet një rikthim në rezultat.

Por, sulmet e Romës linin hapësira në mbrojtje e këtë e shfrytëzoi më së miri Falque (65’), duke shënuar një supergol, me ç’rast e fotografoi portierin Szczesny në panoramën e Olimpicos së Torinos. Tifozët në delir, 3-1 ishte tashmë i thellë rezultati për vendasit.

Roma nuk ia doli as se si që të shënonte dhe të synonte së paku barazimin, teksa kjo do të jetë humbja e dytë e Romës në Serie A në tri ndeshje, të dyja të pësuara në udhëtim.

Me këtë fitore Torino ka 8 pikë në vendin e tetë, kurse Roma mbetet në vendin e katërt me vetëm 10 pikë, me pesë pikë më pak se Juventusi, e katër pikë më pak se Napoli, me Interin që në anën tjetër po ashtu mund të distancohet në tabelë me një fitore të mundshme ndaj Bolognas nga ora 15:00.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori