Nehat Baftiu mund të bëhet deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në rast se nga kjo pozitë largohet deputeti Ramiz Kelmendi, i cili po shpreson që së shpejti ka gjasa të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.
Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, i pyetur nga KosovaPress se kush do ta zëvendësojë Kelmendin në rast se ai largohet nga pozita e deputetit dhe bëhet zv/kryeministër, nuk deshi të të flas lidhur me këtë çështje.
Ai tha se nuk preferon të komentojë deklarata të cilat nuk janë zyrtare.
“Nuk mund të komentoj për diçka që vetëm mediat e kanë thënë dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim. Ne i kemi zgjedh deputetët pas zgjedhjeve dhe tash nuk kam çfarë të flasë për këtë. Për të gjitha informatat mund t’i referoheni listave të KQZ-së“, tha Musmurati.
Sipas listave të KQZ-së, ai që mban numrin më të madh të votave të fituara gjatë zgjedhjeve, pas atyre që tashmë janë deputet të Kuvendit të Kosovës, është anesteziologu Nehat Baftiu me 8,087 vota, i cili mund të bëhet deputet, në rast se ndonjëri nga deputetët e tanishëm, liron këtë pozitë.
Ndërkaq, Ramiz Kelmendi tha se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për postin e zëvendëskryeministrit dhe se është në pritje të një ftesë të tillë.
“Ende nuk kam marrë ftesë zyrtare për postin e zëvendës kryeministrit. Por po pres ”, tha Kelmendi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë