LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid, viktimë e një rrengu në Milano (Video)

Gigi Hadid, viktimë e një rrengu në Milano (Video)

Java e Modës në Milano nuk po shkon krejtësisht e qetë për Gigi Hadid. Modelja që po ngjit shkallët e karrierës me shpejtësi, ishte viktimë e një rrengu të ngritur nga Sediuk, i njohur për çmenduritë e tij në tapetin e kuq.

Ukrainasi, që ka me mijëra ndjekës në kanalin e vet në Youtube u shfaq papritur në momentin kur Gigi po i afrohej makinës së vet dhe e merr modelen në krahë.


Ngritja në ajër e zuri të papërgatitur modelen, e cila i është kundërvënë duke e goditur me bërryl dhe grushta e më pas iu turr me vrap për ta kapur, por u ndalua nga truprojat e saj.

Por Gigi nuk u mjaftua me kaq. Ajo u kërkoi truprojave të vet që ta gjejnë personin që i bëri rrengun sa më parë, ndërsa pak më vonë reagoi përmes rrjeteve sociale për incidentin në fjalë.

“Kam çdo të drejtë që të vetëmbrohem. Si guxon ai idioti?! Si guxon të mendojë se ka të drejtë që të marrë në krahë një të panjohur për të. Gjithsesi, vraponte shpejt”, shkruan modelja.

Sediuk është bërë i famshëm për disa veprime të tij të çuditshme, që nga sulmi ndaj Brad Pitt, për të cilin u dënua me 30 ditë burg, e deri tek përpjekjet për të puthur modelen Miranda Kerr, përqafimin dhe uljen në gjunjë me Leonardo Di Caprion e Bradley Cooper, e deri tek fotografimi poshtë fustanit të aktores America Ferrera. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra

“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra" - Thyen heshtjen bashkëshorti i Cassie Ventura pas videos tronditëse

Magazina
Selena Gomez mahnit me pamjen magjepsëse në Festivalin të 77-të të Filmit në Kanë

Selena Gomez mahnit me pamjen magjepsëse në Festivalin të 77-të të Filmit në Kanë

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Kalo në kategori