LAJMI I FUNDIT:

Kurrizi nuk do të kryhet as këtë vit, Komuna e Prishrtinës pranoi projekt të hartuar keq (Foto)

Kurrizi nuk do të kryhet as këtë vit, Komuna e Prishrtinës pranoi projekt të hartuar keq (Foto)

Ndërtimi i Platos mbi Kurriz të lagjes Dardania në Prishtinë i ka stërtejkaluar të gjitha afatet kohore të kryerjes së punëve. Projekti nuk do të finalizohet as në këtë vit. Një ndër shkaktarët e zvarritjes së punëve është edhe projekti i bërë keq për Platon, i cili ka qenë në kundërshtim më gjendjen në teren. Ndërkaq, menaxherja e caktuar nga Komuna e Prishtinës për mbikëqyrjen e punëve, Aferdita Hasimja është tërhequr nga mbikëqyrja e punëve

Me 8 Qershor 2015, kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen Dardania në vlerë prej 948 mije e 825 euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Nga koha kur është lidhur kontrata e deri më tani janë bërë rreth 450 ditë dhe projekti ende nuk ka përfunduar. Para pakë ditësh kanë nisur të shtrohen pllakat. Lajmi.net ka gjetur se njëri ndër shakatarët e zgjatjes së punimeve ka qenë projekti i hartuar gabimisht të cilin e ka hartuar kompania “Smart Projekt”. Projekti si i tillë ishte pranuar nga Drejtoria e Infrastrukturës së Prishtinës dhe i njëjti i është dhënë kompanisë “Rexha” për implementim.

Me të filluar punimet mbi Plato, kompania “Rexha”, kishte hetuar se gjendja në teren nuk përkon me projektin. Projekti nuk ka qenë i mirë projektuar tek shtresat e poshtme të pllakave, pasi që ato kanë qenë më të trasha disa herë më shumë se sa kompania projektuese kishte prezantuar mostrat e veta. Por, kompania fituese për ndërtim të Bulevardit nuk i kishte ndalur punët, ndonëse kishte punuar me ritëm të ulët. Duke parë gabimet drastike të projektit, Komuna e Prishtinës e ka korrigjuar atë dhe më pas e ka lidhur edhe një aneks kontratë me kompaninë “Rexha” në gjysmën e muajit nëntor 2015. Vlera monetare ka qenë 97,588.62 euro.


Komuna në kërkesën drejtuar KRPP-së për ankesë kontratë: Patë lëshime të mëdha në projekt

Lajmi.net e posedon arsyetimin e Zyrës së prokurimit të Prishtinës të parashtruar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, nga ku ka kërkuar leje të lidh edhe një aneks kontratë me kompaninë “Rexha”.

“Autoriteti kontraktues ka zbatuar me kujdes këtë projekt, por gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur mangësi të mëdha, siç janë remetat e skicave, detaleve dhe sasive në pozicione ku pa realizimin e këtyre pozicioneve është jo funksional. Të metat të cilat janë identifikuar gjatë realizimit të këtyre pozicioneve janë:
1. Termoizolimi ekzistues në teren, sipërfaqja ekzistuese e të cilit është e trash 8 centimetra,
2. Rëra të trashësi 18 cm e cila ka për qellim ramjen e platos, ku gjatë projektimit këto dy shtresa në një trashësi 24- 26 cm, nuk është kalkuluar gjatë frazës së projektimit.
Ndaj është edhe emetë e kuotës në raport me gjendjen ekzistuese dhe në kundërshtim me atë planifikuese”, thuhet në sqarimin e Komunës drejtuar KPPP-së, transmeton lajmi.net.

“Drejtoria e Infrastrukturës së bashku me projektuesin kanë ardhur në një përfundim, ku duhet të bëhet patjetër realizimi i këtyre pozicioneve, pa të cilat ky projekt nuk mund të realizohet. Si rezultat i këtyre kërkesave dhe ndryshimeve paraqitet domosdoshmëria e punimit të këtyre pozicioneve që sipas çmimeve të kontratës është në vlerë prej 97 mijë e 588 euro. Bazuar në këto e shohim si të domosdoshëm realizimin e punës shtesë në këtë projekt”, thuhet tutje në këtë shpjegim.

Tërhiqet menaxherja e Komunës së Prishtinës e angazhuar për mbikëqyrje të kontratës

Komuna e Prishtinës nuk ka pranuar të jap asnjë informacion lidhur me Platon mbi Kurriz, ndërkohë që lajmi.net ka kërkuar të këtë qasje edhe në kontratat e nënshkruar, por një gjë tillë nuk i është lejuar. Edhe kompania projektuese e Platos “Smart Projekt” nuk ka dashur të përgjigjet lidhur më këtë problem.

Ndërkohë, Aferdita Hasimja, zyrtare e lartë për ndërtim urban, në drejtorinë e Infrastrukturës e cila ka qenë menaxhere e kontratës për ndërtimin e Bulevardit mbi Kurriz, para pakë ditësh ka shkuar në pushim pa pagesë.

Burime jo zyrtare të lajmi.net brenda Komunës bëjnë të ditur se ajo ka shkuar në pushim pa pagesë për kohë rreth një vit.

Jo zyrtarisht është thënë se, Hasimja ka hezituar të nënshkruajë disa nga situacione të fundit për Platon si dhe ka hezituar të bëjë pranimin e punëve. Edhe lidhur me pushimin e menaxheres së Platos nuk ka dashur të flas Komuna e Prishtinës.

Menaxherja e kompanisë Rexha: Projekti kishte defekte të mëdha

Shkurte Sadiku, menaxhere e kompanisë Rexha, për Platon mbi Kurriz ka thënë se shkaktar i vonesave është mos përshtatja e projektit me gjendjen ekzistuese në teren. Ajo ka pohuar se, nëse ka të reshura të shumta, Platoja mund të mos kryhet as në këtë vit.

“Projektin e ka bërë një kompani projektuese “Smart projekt”. Kjo kompani i ka bërë matjet e veta, por ato nuk kanë përkuar me gjendjen ekzistuese. Komuna e ka pranuar si të tillë. Ne kur kemi filluar me punimet në fund të qershorit të vitit të kaluar, kemi hasur në problematika të shumëllojshme, një ndër to kanë qenë shtresat e Platos. Ato shtresa nuk kanë përkuar me projektin që e ka bërë Smart Projekt”, ka thënë Sadiku.

Sipas saj, “Smart Projket” ka menduar që kanë qenë dy shtresa, eventualisht tri me pllaka.

“Mirëpo, ne na kane dalë 6 ose 7 shtresa të ndryshme që nuk kanë qenë fare në projekt. Pra, në projekt janë parashikuar 11 centimetra shtresa, këtu kanë dalë rreth 45 centimetër shtresa. Si duket kompania projektuese i ka bërë shpinim e Platos vetëm në dy vende ndër strehë të banesave, nga ku i ka marrë mostrat dhe i kanë dalë ashtu siç edhe e ka projektuar, por nuk i ka bërë shpimet për të parë mbi plato, gje që është në disnivel për disa centimetra”, shtoi tutje Sadiku, duke treguar se i kanë treguar Komunës defektin më kohë.

“Pastaj kemi pasur disa takime me komunën dhe e kemi zgjidh problemin, me këtë rast e kemi lidhur edhe një aneks kontratë për punët e dala shtesë. Këto kanë qenë pengesat kryesore në zvarritje të projektit”.

Para pak ditësh ka filluar shtrimi i pllakave dhe në këtë vit nuk do të finalizohet projekti, në mëdyshje është edhe shtrimi i gjithë hapësirës me pllaka.

“Tash kemi filluar me shtrimin e pllakave dhe nëse mbanë moti i mirë ato do të kryhen brenda vitit. Vjeshta di të merr më shi dhe mund të na sjellë telashe. Për vitin tjetër do të mbesin disa pjesë të vogla, siç është gjelbërimi dhe mbjellja e lisave dekorativ, por besoj që pllakat do të kryhen brenda këtij viti”, tha menaxherja e kompanisë “Rexha”.

Ndërkohë, kompania “Rexha”, pllakat i ka blerë nga kompania “RUB”, SHPK nga Barileva. Te kësaj kompania janë edhe kubezat e vendosura në Rrugën Perandorin Justinian (tre sheshirat) në qendër të Prishtinës.

14360401_1134306236647209_207444709_o 14374818_1134306366647196_1197112608_o 14459141_10209188186995303_203303532_n a-2

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori