LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet përsëri seanca për lëndën ”Ryshfeti”, ku i akuzuari kryesor është Zoran Zaev

Shtyhet përsëri seanca për lëndën ”Ryshfeti”, ku i akuzuari kryesor është Zoran Zaev

Seanca e sotme për lëndën ”Ryshfeti” ku i akuzuari kryesor është kryetari i komunës së Strumicës, njiherit lider i LSDM-së, Zoran Zaev, është shtyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e shtyrjes së seancës është mungesa e Zoran Zaevit, pasi që i akuzuari është në një udhëtim zyrtar në Tiranë, ku mbahet mbledhja e Asamblesë parlamentare të Bashkimit Evropian.

Në seancën e fundit i pranishëm ishte afaristi nga Strumica, Ivan Nikollov – Saçevaliev, që sipas të dhënave, Zaev ka kërkuar ryshfet. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 150.000 euro.


Lideri i LSDM-së thotë se rasti është i montuar dhe akuzon se ka qenë i përgjuar në mënyrë të paligjshme, për pesë vite me radhë. Sipas akuzës, një pjesë e parave duhej të ishin për Zaevin, kurse pjesa tjetër për ndërtimin e kishës në Strumicë. Zaev ka ngritur padi penale për afaristin Saçevaliev./Telegrafi/