LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen punëtorë me përvojë pune nga Maqedonia për në Australi

Kërkohen punëtorë me përvojë pune nga Maqedonia për në Australi

Firma shumëkombëshe SENTUP me seli në Australi kërkon punëtorë të kualifikuar – instalues me përvojë për kuzhinë. Aplikuesit duhet të kenë më së paku pesë vite përvojë pune në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kushtet tjera që kjo kompani i kërkon nga kandidatët është që të kenë të kryer shkollim profesional në sferën e përpunimit të drurit, njohje të gjuhës angleze e cila do të testohet. Pas kësaj, kandidatët që kalojnë testin e gjuhës, i pret edhe testi praktik në filialën e kësaj kompanie në Austri.

Nëse kalohet edhe kjo fazë, atëherë kandidati pajiset me vizë 457 që i mundëson marrjen me vete edhe të familjes, e më pastaj të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Australi. Të dhëna tjera rreth kompanisë mund t’i gjeni këtu./Telegrafi/