Kreu i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Luciano Boci deklaroi se “rreth 20 mijë maturantë janë sot edhe një herë të braktisur nga Edi Rama”.
“Pas përfundimit të fazës së parë, mijëra maturantë me rezultate të shkëlqyera janë në pritje të tepricave, sepse kështu iu tek një ditë Edi Ramës dhe Linditës së tij. Të tradhtuar, të lënduar, të nëpërkëmbur, edhe pse për 3 vite studiuan dhe shumë prej tyre morën rezultatet maksimale, me mesatare mbi 9. Do aplikojnë përsëri në raundin e dytë, u thotë qeveria, me 10 preferenca të tjera, që t’i mashtrojë përsëri nga e para. Fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm 23% e maturantëve, dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama ka dështuar. Nuk ka as meritë, as ekselencë e as preferencë. Rregullat e ndryshuara në fund të procesit të maturës hodhën në erë çdo investim të maturantëve dhe familjeve të tyre”, tha Boçi.
“Qeveria shkeli me këmbë dhe vazhdon të shkelë mbi mundin, djersën, investimin dhe talentin e maturanteve. Maturantët sot nuk duan thjesht një diplomë, apo një të drejtë studimi çfarëdo. Ata kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ashtu siç e kanë projektuar vetë. Dikujt që ka ëndërruar të bëhet jurist, apo mjek dhe ka punuar e ka marrë rezultatet maksimale në 3 vitet e gjimnazit, nuk mundet t’i thotë sot qeveria mos u mërzit se ka kuota tek gjeografia, apo puna sociale. Kjo ndërhyrje brutale dhe shkatërrimtare e qeverisë është e papranueshme. Partia Demokratike kërkon dhe një herë me forcë rikthimin e meritës dhe të preferencës. Ne jemi në krah të maturantëve dhe të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen tonë për çdo rast padrejtësie. Ne i bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë maturantët të rezistojnë e të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre. Ajo është e drejta e tyre e merituar, e fituar me mund e talent, dhe nuk mund të nëpërkëmbet e as të tjetërsohet nga asnjë qeveri“, shtoi Boçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker