LAJMI I FUNDIT:

Sa para ka përfituar Justin Doellman nga Kosova?

Sa para ka përfituar Justin Doellman nga Kosova?

Kosovari i natyralizuar, basketbollisti Justin Doellman, ka fituar vetëm 20 euro në ditë gjatë paraqitjeve për Kosovën dhe asgjë më shumë.

Konspiracionet e shumta në publik se Doellman ka ardhur të luajë për Kosovën vetëm për të përfituar financiarisht dalin të jenë të pavërteta.


“Doellman, ka përfituar njëjtë sa edhe Drilon Hajrizi sa Dardan Berisha dhe sa të gjithë të tjerët, 20 euro mëditje”, ka thënë në Sports Show të Klan Kosovës, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Përkundër se Kosova ka humbur të gjitha ndeshjet në Grupin E, Doellman ka luajtur mjaft mirë për përfaqësuesen duke qenë koshashënuesi më i mirë me 17 pikë mesatarisht për ndeshje.

Doellman vazhdon të jetë lojtar i gjigantit spanjoll Barcelona, ku përfiton mbi një milionë euro për sezon.

“Doellman fiton shumëfish më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë të Kosovës së bashku”, ka treguar Belegu.

“Megjithatë ai ka qenë njëri nga më të disiplinuarit në ekip”.

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori