LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes

Sot më 21 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rris vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë.


“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon.

Dita Ndërkombëtare e Paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes.

Në vitin 1954, fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori