LAJMI I FUNDIT:

Banorja e larguar nga banesa në Dardani: Kemi frikë, s’kemi ku të shkojmë (Foto)

Banorja e larguar nga banesa në Dardani: Kemi frikë, s’kemi ku të shkojmë (Foto)

Dje gjatë ditës, Policia e Kosovës realizoi një aksion për të liruar 130 banesa në lagjen Dardania të kryeqytetit, që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, por banorët rezistuan dhe si pasojë ka pasur edhe përleshje mes të dy palëve që kanë përfunduar edhe me të lënduar.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovë në një lidhje direkte, njëra nga banueset e larguara, Elhame Alshiqi ka treguar për ngjarjen e largimit nga banesa e saj nga Policia e Kosovës.

“Na kanë larguar në ora 10:00, dhe na kanë qit, jam frikësuar edhe kanë ardhur e kanë thyer derën. Ka ardhur një polic e më ka larguar jashtë. Nuk na kanë lënë me u fut në banesa deri në orën 12 të natës dhe pas orës 12, kemi hyrë brenda”,tha Alshiqi.


elhamja
Alshiqi ka treguar se ajo dhe familja e saj janë sistemuar në orët e vona të mbrëmjes në banesën e tyre, që tashmë është pa orendi pasi ato janë larguar.

“Policia i kanë marrë të gjitha orenditë, nuk e dimë ku i kanë dërguar. Policia i ka larguar të gjitha gjërat”.

Ajo ka shtuar se nëse largohen prapë nga banesa e tyre, nuk kanë ku të shkojnë.

“Ne nuk kemi ku të shkojmë, që 17 vjet kemi investuar këtu e sot as fëmijët nuk kam mundur t’i dërgoj në shkollë. Kemi frikë se po vijnë prapë të na largojnë nga banesa”, tha Alshiqi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori