LAJMI I FUNDIT:

Nëna e la dyvjeçarin e mbyllur në veturë deri pas mesnatës, ndërsa vet shkoi në kafene

Nëna e la dyvjeçarin e mbyllur në veturë deri pas mesnatës, ndërsa vet shkoi në kafene

Në Schaffheausen të Zvicrës një nënë e paemëruar e ka lënë fëmijën të mbyllur në veturë, ndërsa ka  shkuar me shoqëri në kafene.

Kalimtarët e rastit e kanë lajmëruar Policinë, pasi e kanë parë dyvjeçarin duke qarë i tmerruar, transmeton Telegrafi.

Por, para se ta thyejnë derën për ta nxjerrë fëmijën, nëna e tij ka arritur në vendin e ngjarjes.


Gruaja 25-vjeçare ka pranuar se e ka lënë djalin e saj vetëm, deri pas mesnatës, ndërsa vet ka qenë duke u argëtuar. Ajo ka thënë se djalin e ka vënë në gjumë dhe nuk ka pritur që ai të zgjohet.

Megjithëse vazhdon të ketë kujdestari, ajo pritet të del para drejtësisë ku mund t’i merret fëmija shkaku i neglizhencës. /Telegrafi/