LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Hoxha takoi ekspertë të OKB-së, flasin për sigurinë

Zëvendësministri Hoxha takoi ekspertë të OKB-së, flasin për sigurinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim një grup ekspertësh nga OKB –ja, që këto ditë po vizitojnë Kosovën.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të EULEX-it, UNDP-se, UN Women dhe autoritete tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe sektorit të sigurisë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet dhe arritjet e deritashme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, sidomos për sektorin e sigurisë, përfshirë edhe policinë në mënyrë që të identifikohen nevojat për zhvillim të mëtejshëm në këto fusha. Po ashtu u diskutua edhe për aspektin gjinor, për përfshirjen dhe përkrahjen për gratë në mekanizmat e sigurisë.


Zëvendësministri Hoxha, i njoftoi të pranishmit për progresin që ka bërë Kosova në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, gjithmonë duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në mes të vendit tonë dhe vendeve tjera të rajonit dhe më gjerë.

Hoxha vuri në dukje rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përveç tjerash edhe në kontekst të implementimit të suksesshëm të strategjive nacionale për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, për çka edhe u pajtuan të gjithë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të ishte në të mirë të sigurisë së gjithë rajonit.

Ekspertët nga selia e OKB -së në New York, si dhe përfaqësuesit e EULEX-it, UNDP-së, UN Women në Kosovë dhe autoritete tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe sektorit të sigurisë, vlerësuan punën e MPB-së dhe të mekanizmave tjera të sigurisë, në fushat përkatëse dhe falënderuan zëvendësministrin Hoxha për prezantimin dhe njëkohësisht ofruan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe ndihmë për zhvillim të mëtejshëm në këto fusha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori