LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Opozita pengon rritjen industriale (Video)

Gruevski: Opozita pengon rritjen industriale (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së ia faturon rritjen e prodhimit industrial prej 13.6% pushtetit që udhëhiqet nga partia e tij, duke deklaruar se punët lëvizin në drejtim të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se rritja ekonomike do të ishte më e madhe nëse nuk do të ndodhte kriza politike, që sipas tij, e ka shkaktuar opozita. Ai lavdëron masat qeveritare duke i konsideruar si frytëdhënëse dhe kyçe për rritjen ekonomike të vendit./Telegrafi/