LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet propozim – buxheti për vitin 2017

Dorëzohet propozim – buxheti për vitin 2017

Propozim – buxheti për vitin 2017 është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe pritet që gjatë ditës së sotme ose nesër Qeveria të mbajë seancë në të cilën do të debatojë me qëllim që përfundimisht ta miratojë dhe më pas ta dërgojë në procedurë kuvendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi zëdhënësi Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp.

Ai theksoi se si edhe deri më tani akti i miratimit të Propozim – buxhetit do të jetë transparent, ndërsa ministri i Financave, Kirill Minovski do t’i elaborojë prioritetet dhe konstruksionin të cilin e propozon për vitin e ardhshëm.
Theksoi se do të pasojë edhe konferencë shtypi nga ministri i Financave pas miratimit të Projekt-buxhetit nga Qeveria.


I pyetur se cili është qëndrimi i Qeverisë për propozimin e LSDM-së për vendosjen e dygjuhësisë në mbarë territorin e Maqedonisë, Gjorgjiev tha se Qeveria nuk ka debatuar për nismën më të re të LSDM-së.

“Por, duke e pasur parasysh pozitën e partisë politike OBRM-PDUKM e cila është parti kryesore, bartëse në koalicionin qeveritar, ky propozim që e ceki LSDM-ja për dygjuhësinë nuk do të kalonte në seancën qeveritare në një përbërje të tillë”, tha Gjorgjiev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori