LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet strugani në Qafë Thanë, i konfiskohet kokainë! (Foto)

Arrestohet strugani në Qafë Thanë, i konfiskohet kokainë! (Foto)

Është arrestuar një person në Qafë-Thanë, pasi i’u konfiskuan 93 gramë kokainë gjatë një kontrolli që i’u ushtrua nga Policia Kufitare, përcej Telegrafi Maqedoni nga Top Channel.

I. M. (34) banor i Strugës, u konstatua nga ana e Policisë Kufitare gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi”, në afërsi të kufirit maqedonas.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë i’u konfiskua dheu bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi, 92, 5 gramë kokainë. /Telegrafi/


Kokaina ne Qafe Thane