LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ndërparlamentar me Hungarinë, zgjerohet në ekonomi

Bashkëpunimi ndërparlamentar me Hungarinë, zgjerohet në ekonomi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik.

Kryekuvendari Veseli vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërparlamentar në mes të dy Kuvendeve, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përafrimin e legjislacionit në procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Markusz theksoi se përkrahja Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë jo vetëm me përvojën euro-integruese, realizimin e agjendës legjislative por edhe në lëmin e ekonomisë. Ai me këtë rast theksoi se Hungaria ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e Kosovës dhe do ta bëj edhe në të ardhmen.


Në takim, u diskutua mundësia dhe vullneti që bashkëpunimi ndërparlamentar të zgjerohet edhe në fushën e ekonomisë, me interes të dyanshëm ndërshtetëror. /Telegrafi/