Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Austri, ku pritet të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh dhe ligjëratash.
Gjatë pasdites së djeshme, Hoxhaj ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare me temën “Ballkani Perëndimor pas BREX-it: Si Kosova po përballet me paqartësitë e zgjerimit të BE-së” ku kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme austriake, përfshirë edhe diplomatët e njohur, Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch.
Në ligjëratë, Hoxhaj ka thënë se ndër prioritetet më strategjike për Kosovën është anëtarësimi në BE meqë ky anëtarësim sjell siguri politike për ekzistencën e shtetit të pavarur dhe siguri për zhvillim ekonomik dhe ndryshim shoqëror.
“Liberalizimi i vizave është një qëllim madhor për ne, meqë nuk jemi vetëm shteti më i ri në kuptimin politik por edhe shoqëria më e re në aspektin demografik. Gjatë dy dekadave të lirisë dhe të pavarësisë, në Kosovë ka ndodhur një ndryshim i madh social dhe një popull i ri me këto ndryshime duhet ta gëzoj një të drejtë të tillë. Ne do t’i përmbushim në vend të gjitha kriteret dhe shpresojmë shumë që BE do ta marrë vendimin e drejt dhe të shumëpritur”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe pas BREXIT-it duhet të vazhdoj rrugën e zgjerimit dhe zgjerimi në Ballkan nuk është një politikë e jashtme, por një politikë e brendshme.
“Nëse BE synon të konsolidohet në vitet e ardhshme, edhe rajoni i Ballkanit duhet të vazhdoj politikën e tij të konsolidimit duke i zgjidhur problemet politike, ekonomike dhe të modernizimit”, është shprehur ministri Hoxhaj.
Po ashtu, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me Asociacionin e Gazetarëve të Huaj në Vjenë, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe trendët e zhvillimeve në rajon.
Hoxhaj sot pritet të zhvilloj një takimin me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz ku në agjendë ka bashkëpunimin bilateral e veçmas atë ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Daut Haradinaj: Degradimi i Pejës do të marrë fund me 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet