LAJMI I FUNDIT:

A do të ndryshojë sistemi zgjedhor i gjashtë njësive në Maqedoni?

A do të ndryshojë sistemi zgjedhor i gjashtë njësive në Maqedoni?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngritur iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë për ri-organizimin e njësive zgjedhore duke propozuar disa zgjidhje për mbipopullimin e listës së gjashtë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjidhja e parë e propozuar nga BDI-ja është që Dibra të del krejtësisht në njësinë zgjedhore numër pesë. Kurse zgjidhja e dytë është që të ri-organizohen njësitë zgjedhore dhe teprica nga njësia zgjedhore numër gjashtë të del në njësinë zgjedhore numër pesë.

Propozim tjetër i BDI-së është edhe ri-organizimi i njësive tjera zgjedhore, veçanërisht i njësisë tre dhe katër, ku vështirë se arrihet në bartjen e votuesve në -5%. Këtë e ka konfirmuar deputeti i BDI-së, Talat Xhaferri, i cili bën të ditur se propozimet janë dorëzuar te partitë tjera politike.


PDSH-ja nga ana tjetër propozon që bartja e votuesve nga njëra njësi zgjedhore në tjetrën të jetë -/+1%, kurse propozimi i dytë i kësaj partie është që numri i votuesve të jetë i njëjtë, por të ketë numër të ndryshëm deputetësh. Kjo nënkupton që njësia zgjedhore që ka më shumë votues, të ketë më shumë deputetë.

Në bllokun maqedonas, OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja pajtohen që të bëhet barazimi i votuesve të njësive zgjedhore, duke u respektuar Ligji për Zgjedhje. LSDM-ja thotë se kjo çështje është mjaft e ndjeshme, kurse OBRM-PDUKM-ja pohon se do të pranojë çfarëdo pajtueshmërie që do të arrijnë partitë tjera.

Përndryshe, partitë më të vogla shqiptare dhe ato maqedonase, janë deklaruar për ndryshim të sistemit zgjedhor në Maqedoni. Ata kërkojnë që nga gjashtë njësi zgjedhore të kalohet në një njësi zgjedhore. Kjo do t’u ndihmonte partive më të vogla që të arrijnë të fitojnë deputetë, duke marrë parasysh se vota e tyre nuk ndahet në njësi zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori