LAJMI I FUNDIT:

Imeri ATK po punon për rritjen e deklarimeve të tatimeve vullnetare

Imeri ATK po punon për rritjen e deklarimeve të tatimeve vullnetare

Drejtori i Përgjithshëm i Administratën Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Miomir Mugosa Drejtorin e Përgjithshëm të Administrata Tatimore të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ATK, si dhe mundësin e rritjes së bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Malit të Zi dhe Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të këmbimit të përvojave në fushën e tatimeve, me theks të veçantë, menaxhimi i rrezikut, si dhe modulet që përdoren për lehtësimin e proceseve të punës.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri janë duke punuar intensivisht, që të rris nivelin e deklarimit të tatimeve në mënyrë vullnetare.
Kurse vizitën e delegacionit nga Mali i Zi, e konsideron mjaft frytdhënëse, sa i përket shkëmbimit të përvojave të punës në funksion të ngritjes së vetëdijes të tatimpaguesve për të deklaruar në mënyrë vullnetare obligimet tatimore.


“Jemi të kënaqur që dy administratat të vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të ndarjes së përvojave më të mira, drejtë modernizimit të këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme”, tha Mugosa Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Gjithashtu, do të mbahet një punëtori për trajtimin e çështjeve të Sektorit bankar dhe institucioneve financiare./Telegrafi/