LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Policia ka nevojë të trimërohet para Grabovcit, jo para aktivistëve paqësorë

Haxhiu: Policia ka nevojë të trimërohet para Grabovcit, jo para aktivistëve paqësorë

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka folur në lidhje me suspendimin e tre policëve të cilët nuk e ndalën për kontroll Adem Grabovcin, teksa ky shkonte në Prokurori për t’u intervistuar.

Haxhiu ka sjell në kujtesë rastin kur djemtë e Grabovcit kanë rrahur policin Avni Selaci, pasi ky i fundit i kishte ndaluar në komunikacion për shkelje të rregullave. E për të cilin rast, Ngadhnjim e Guxim Grabovci janë dënuar vetëm me të holla.

“Adem Grabovci shënoi edhe një rast në Policinë e Kosovës. Ai e dëshmoi se, jo vetëm se e ka dëmtuar imazhin, por edhe funksionimin e këtij institucioni. Pas skandalit të pashoq, ku djemtë e tij, në formën e kapadaive kishin rrahur policin Avni Selaci, vetëm pse i kishte ndaluar ata, tre policë të tjerë ia panë sherrin Grabovcit. Ata u suspenduan sepse nuk e ndalën shefin e shefave. Si mund ta ndalonin ata babën, kur djemtë për të njëjtin veprim i kishin rrahur policët?”, deklaroi Haxhiu.


Ajo shtoi se veprimi i djeshëm i policëve është dëshmia më e mirë se si kapja e shtetit ka pasoja afatgjate.

“Edhe sa policë duhet të dëmtohen që të gjykohet Ademi, Ngadhnjim e Guxim dhe anëtarët e klanit Pronto? Edhe sa policë duhet të dënohen që të trimërohet Policia e Kosovës para klanit Pronto? Sa policë duhet të përbuzen që ta marrin guximin – njëjtë si tek shtëpia e Dardan Molliqajt – të pyesin për armët në shtëpinë e Grabovcit?”, u shpreh deputetja Haxhiu.

Madje ajo rikujtoi edhe rastin e plagosjes së gruas së Grabovcit me armë, për çfarë nuk u bastis asnjëherë shtëpia e tij, siç ndodhi me shtëpitë e aktivistëve të Vetëvendosjes, pa pasur asnjë provë. Si dhe rastin, kur ishte gjuajtur me armë nga selia e PDK-së, dhe personi që kishte bërë këtë, u dorëzua vetëm pas presionit publik. Por, më pas ai u lirua menjëherë, pasi që bënte pjesë në vëllazërinë “Pronto”.

Haxhiu u bëri thirrje organeve të rendit që të jenë në ndjekje të Grabovcit dhe të krimit që zhvillohet në majat e qeverisë, si dhe kërkoi nga ata që të mos gjunjëzohen para familjes së tij e as klanit Pronto.

“Tallja e Grabovcit me institucione duhet të mbarojë. Ky është shkatërrimi i vërtetë i institucioneve. Ironia e tij me gjykatësit, është arrogancë. Kjo është e patolerueshme”, përfundoi fjalën e saj deputetja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori