LAJMI I FUNDIT:

Si ta ushtroni veten të flini shpejt si një ushtarak?

Si ta ushtroni veten të flini shpejt si një ushtarak?

Duke e ndjekur rutinën e mëposhtme ditore, ju do të bëni gjumin më të thellë që e keni përjetuar ndonjëherë.

Qysh në ditën e dytë do të jeni në gjendje të flini brenda pak sekondave në çfarëdo pozite dhe në çfarëdo vendi.

Keni parasysh, kjo është një ditë e zakonshme për të gjithë ushtarakët.


– Zgjohuni në ora 04:30

– Menjëherë vraponi 3 kilometra shpejt ose 7-8 kilometra ngadalë

– Bëni pompa, barkore, squat, etj., pastaj hani mëngjes

– Marshoni 12 kilometra me 20 kilogram peshë në çantën e krahut, pastaj hani drekë

– Vraponi 3 kilometra tjerë dhe bëni qindra pompa, pastaj hani darkë.

– Periudhën deri në 22:30 shfrytëzojeni për t’i përfunduar gjërat, pastaj flini. /Telegrafi/