LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Veseli ka sjell energji të re

Ismaili: Veseli ka sjell energji të re

Nënkryetari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili që është edhe shef i stafit të kryeparlamentarit Kadri Veseli vlerëson se Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i ri i saj po fuqizohen dhe po sjellin energji të reja.

Ismaili i cili ka marrë detyrën e nënkryetarit të Partisë pas kthimit nga studimet post diplomime në Harvard, tha se diplomat apo shkollimi duhet të dëshmohet në terren.

“Ajo çfarë dua të them është se secili që ka kryer Harvard duhet të vlerësohet për atë që bënë në praktikë pas shkollimit sepse puna duhet të shihet“, tha Ismaili gjatë një interviste në emisionin “Komiteti” në Express, të transmetuar në RTV Dukagjini.


Duke folur për liderin e ri të PDK-së Kadri Veseli, Ismaili tha se ai është punëtor dhe ka inovacion të jashtëzakonshëm për të punuar sa më shumë, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit.

“PDK po zgjeron shtratin e sajë dhe po vazhdon fuqizimin me kuadro të reja të shkolluara brenda dhe jashtë vendit. Kryetari Veseli ka energji të jashtëzakonshme dhe është i përkushtuar për nisjen e një fillimi të ri që i duhet tani Kosovës“, tha Ismaili.

Nënkryetari Ismaili tha se PDK është e gatshme për reforma të reja në qeverisje dhe ai tha se lëvizjet pozitive tashmë kanë ndodhur si në Ministrinë e Drejtësisë po ashtu edhe në segmente tjera.

Ai tha se PDK vazhdon të jetë partia më e votuar dhe më e besueshme dhe po punon në vazhdimësi për një ndryshim rrënjësor me fokus në zhvillimin e ekonomik në zgjedhjet e ardhshme.