LAJMI I FUNDIT:

Montella i paprekshëm te Milani

Montella i paprekshëm te Milani

Pronarët e rinj të Milanit kanë besim te Vincenzo Montella dhe do të fillojnë investimet në janar.

Trajneri i Rossonerëve u angazhua nga regjimi i Silvio Berlusconit dhe ishte raportuar se Sino-Europe Sports mund ta shkarkojë.

Montella priste tjerë lojtarë te Milani
Lexo po ashtu Montella priste tjerë lojtarë te Milani

Megjithatë, Corriere dello Sport raporton se konsorciumi kinez ka besim te trajneri dhe e konsideron atë të paprekshëm.


Në vend se ta shkarkojnë trajnerin, pronarët e rinj janë të gatshëm të investojnë dhe të sjellin lojtarë të rinj duke nisur nga afati i janarit. /Telegrafi/