LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takohet me kryeministren e Ontarios

Thaçi takohet me kryeministren e Ontarios

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Toronto, Kanada, është takuar me kryeministren e Ontarios Kathleen Wynne. Për këtë takim, Thaçi ka njoftuar në profilin e vet në Facebook.

“Gjatë qëndrimit në Toronto takova edhe Kryeministren e Ontarios, zonjën Kathleen Wynne. Me kryeministren Wynne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London.

Theksova rritjen e vazhduar të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otavë, pjesëmarrjen në panairin më të madh vjetor në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto. U gëzova jashtëzakonisht me faktin se në ekipin e kryeministres Wynne ishte edhe një bashkatdhetar i yni nga Kosova”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori