Lënda ”Erasmus”: Një prokuror i Shkupit kërkon masa shtesë për të akuzuarit
Një prokuror publik nga Gjykata themelore publike Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për caktimine masës së kujdesit kundër gjashtë personave të akuzuar në lëndën gjyqësore ”Erasmus”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në arsyetimin e prokurorit thuhet se kjo bëhet me qëllim të parandalimit të situatave që mund të pengojnë mbarvajtjen e procedurave normale hetimore.
Prandaj, përpos masës së kujdesit tashmë të shqiptar, kërkohet që ndaj tyre të merren edhe masa shtesë kujdesi si ndalimi i ndërmarrjes së veprimtareve të punës, të cilat lidhen me veprën penale, me një kohëzgjatje deri në aktgjykimin e procedurës penale.
Përndryshe, në lëndën ”Erasmus” të dyshuar janë tetë persona, gjashtë nga të cilët janë profesorë universitar, njëri është demonstrator, dhe njëri është menaxhues i byfesë në kompleksin universitar. Ata dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251