LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja: “Bien” edhe gjashtë profesorë në fakultetin Ekonomik – në mesin e tyre edhe një anëtar i AShAM

Detaje të reja: “Bien” edhe gjashtë profesorë në fakultetin Ekonomik – në mesin e tyre edhe një anëtar i AShAM

Gjithsej tetë persona janë të dyshuar në aksionin të cilën MPB e realizon nën emrin “Erasmus” dhe e cila prej sot në mëngjes po zhvillohet në Fakultetin Ekonomik pranë UKM, zbulon 24Press nga burimet në hetim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informata ve fillestare dhe ende jo zyrtare, gjashtë nga të dyshuarit janë profesorë që kanë qenë të punësuar në fakultet, ndërsa dy persona llogariten si ndihmës.


Siç njoftuam më herët deri në këtë çast është arrestuar vetëm një person, profesori Bobek Shuklev. Shtatë personat tjerë akoma po kërkohen.

Sipas informatave fillestare dhe akoma të pavërtetuara, në mesin e personave që janë në kërkim gjendet edhe një anëtar i AShAM.

Këto persona dyshohen për pranim dhe dhënie të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra tjera korruptive./Telegrafi/