Toshkovski: "Safe City" tashmë detekton edhe motoçikletat, kapi 9 prej tyre që tejkaluan shpejtësinë

Sistemi inteligjent “Safe City” tashmë mund të detektojë edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ai sqaroi se motoçiklistët paraqisnin një sfidë teknike për shkak të pozitës së targave, pasi kamerat për matjen e shpejtësisë detektojnë pjesën e përparme të automjetit, ndërsa targat e motoçikletave ndodhen në pjesën e pasme.
Pas vendosjes së pajisjeve të reja në lokacionet kyçe, gjatë ditës së parë janë evidentuar rreth nëntë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë nga motoçiklistët.
Toshkovski theksoi se qëllimi kryesor i sistemit është veprimi jopërzgjedhës dhe profesional, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe shpëtimin e jetëve.
Sipas tij, rezultatet tashmë janë të dukshme. Deri më 1 shtator 2025, në aksidente trafiku ishin regjistruar 96 viktima, ndërsa këtë vit, në të njëjtën periudhë, numri ka rënë në 60.
Ministri njoftoi gjithashtu se po punohet për zgjerimin e sistemit të ndëshkimit të shtetasve të huaj edhe në vendkalimet e tjera kufitare, përveç Tabanocit, duke synuar që të shmangen pritjet dhe ngarkesat në kufi.







































