LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon legalizimi i ndërtimeve pa leje në Maqedoni

Vazhdon legalizimi i ndërtimeve pa leje në Maqedoni

Kryetarja e komunës së Kisella Vodës dje ka ndarë edhe 100 vendime për legalizim të ndërtimeve pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Së bashku me 100 lejet e dhëna dje, përgjithësisht në Maqedoni janë legalizuar 4980 ndërtime pa leje nga gjithësej 13851 kërkesa për legalizim.


Afati për të parashtruar kërkesa për legalizim të ndërtimeve kalon në fund të këtij viti, respektivisht më 31.12.2016.

Kërkesat duhet të dorëzohen tek komunat apo direkt në Qeveri./Telegrafi/