Vajzën që e kishte fiksim, i riu shqiptar do ta “takojë” për herë të parë në gjykatë
Vajzën që e kishte fiksimin e jetës dhe që tentonte me të gjitha mënyrat ta bënte për vete, tashmë mund ta “takojë” vetëm në sallën e gjyqit.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23¬-vjeçar nga Ballshi, i cili prej rreth 6 vitesh kishte përndjekur një vajzë nga Tirana, së cilës edhe pse nuk e kishte takuar asnjëherë, vazhdonte t’i sillte shqetësime.
I riu, me iniciale E.M., ishte fiksuar keq pas vajzës që kishte njohur në rrjetin social “Facebook”, me të cilën fillimisht kishte komunikuar me mesazhe, por pas fyerjeve, ajo e kishte bllokuar që të mos komunikonte më me të.
Duket se ky veprim e ka acaruar të riun, i cili i kishte vënë vetes qëllim që të mos e linte të qetë 22-vjeçaren nga Tirana, N.Sh.
Për këtë arsye, ai hapte herë pas here profile false në Facebook dhe i shkruante mesazhe, duke e fyer në mënyrë të vazhdueshme.
Sa herë që vajza i bllokonte adresën e radhës, ai sërish hapte një adresë tjetër duke vazhduar me të njëjtin avaz.
Këtë histori përndjekjeje, shkruajnë mediat shqiptare, të shoqëruar me fyerje dhe së fundmi edhe me kërcënime, 22¬vjeçarja e ka përjetuar për 6 vite rresht, deri sa disa ditë më parë ka vendosur t’i drejtohet Policisë.
Ajo ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.2, ku ka dhënë gjeneralitetet e sakta të autorit, nisur nga komunikimi me adresën e parë të tij në Facebook.
Gjithashtu ka dorëzuar edhe të gjitha mesazhet që ai i dërgonte prej gjashtë vitesh nga adresa false, me emra dhe fotografi të ndryshme, por që në fund të çdo mesazhi i shkruante emrin e tij.
Vajza është shprehur se kjo histori ka nisur që kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe dhe duke qenë në moshë shumë të re, nuk ka ditur si të vepronte dhe për këtë arsye nuk i është drejtuar as Policisë.
Por, duke qenë se kohët e fundit djali kishte nisur ta kërcënonte me jetë, vajza është frikësuar dhe e ka denoncuar në Polici.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos