LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria, edhe një javë afat për hetimin e imamëve

Prokuroria, edhe një javë afat për hetimin e imamëve

Prokurorit special të Kosovës do t’i duhet që para datës 16 shtator të pushojë hetimet ose të ngre aktakuzë ndaj imamëve që u arrestuan para dy vjetëve.

Në një aksion të Policisë së Kosovës në shtatorin e 2014-ës u patën arrestuar disa nga imamët më në zë në Kosovë nën dyshimin për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, imamët nga Mitrovica, Enis Rama dhe Ekrem Avdiu, imami nga Peja Enes Goga dhe lideri i Partisë LISBA, Fuad Ramiqi, ishin disa nga 15 të arrestuarit që sipas komunikatës së policisë dyshoheshin për nxitje të urrejtjes apo mosdurimit racor.


Dy vjet më pas, të gjithë këta imamë dhe personat e arrestuar janë në procedurë të rregullt, ndërsa prokurori special ka më pak se një javë për të përmbyllur hetimet të cilat mund të rezultojnë me aktakuzë, apo me pushim të hetimeve.

Kodi i Procedurës Penale të Kosovës përcakton se periudha e hetimeve nuk mund të jetë më e gjatë se dy vjet, përpos nëse prokurori nuk kërkon edhe 6 muaj shtesë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Prokurori Haki Gecaj, aktvendimin për fillimin e hetimeve e kishte nxjerrë më 16 shtator 2014, ndërsa tha për KALLXO.com se po shqyrtohen provat.

“Ju informoj se për rastin për të cilin keni pyetur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 16.09.2014 ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe tani janë duke u shqyrtuar provat e mbledhura gjatë hetimeve”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka shtuar se pas përfundimit të hetimeve do të bëjë vlerësimin e tij për të parë se ku ka vend për ngritje të aktakuzës dhe ku për pushim të hetimeve.

Para përfundimit të afatit dyvjeçar të hetimeve, prokurori përpos pushimit të hetimeve apo ngritjes së aktakuzës, e ka edhe një opsion të tretë, atë të kërkimit edhe të 6 muajve shtesë për hetime.

Prokurori Gecaj në përgjigjen e tij nuk thotë nëse do të përdorë këtë mundësi që i jep Kodi i Procedurës Penale të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori