Mediat në Serbi dhe disa media ndërkombëtare kanë raportuar se Konsullata e Kosovës në New York i ka dërguar një letër përfaqësuesve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të shprehur kundërshtimin e fuqishëm të tyre për zgjedhjen e mundshme të serbit, Vuk Jeremiq, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Një raund i ri i votimeve për pasardhësin e Ban Ki-Moon-it do të zhvillohet sot në OKB në New York, ndërsa mandati i Ki-Moon-it përfundon në fund të këtij viti.
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ka shërbyer po ashtu edhe si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për momentin është në vendin e tretë me vota për ta fituar postin.
E përditshmja serbe Blic raporton se letra thotë që Jeremiq nuk mund të zgjedhet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sepse ai është nga një vend “që është përgjegjës për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë”.
Në letër shkruan po ashtu, sipas Blic, se për të qenë adekuat për këtë post duhet të jetë një person “me parime të larta morale dhe aftësi profesionale dhe ky njeri nuk mund të jetë Jeremiq, i cili sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, nuk kishte kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë.
Në fakt, e vërteta qëndron pak më ndryshe se që është raportuar në Serbi gjatë të premtes. Një letër e tillë do të dërgohet, por dërgesa do të ndodh të shtunën ose të dielën.
Jeta Berisha, njëra nga organizatoret e protestës në Prishtinë, kundër emërimit të Vuk Jeremiqit, ka thënë për Klan Kosovën se letra do të dërgohet pasi të shikohen edhe detalet e fundit në të.
“Letra është në përfundim e sipër”, ka deklaruar Berisha, e cila tha se detajet e fundit po shikohen edhe nga një pjesë e shoqërisë civile. Por, besoj qe nesër ose të dielën ua dërgojmë me komunikatë për media, përndryshe mediat serbe kane shkruar gjithçka këto ditë, prej politizimit të protestës e deri tek artikuj të ndryshëm gazetaresk”, ka pohuar Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje